E martë, 05 Maj 2026
Lajme

Moza dhe Adi në televotim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip

Aq 650x400

Adioni u largua nga Ferma Vip. Ai ishte në televotim kokë më kokë me Mozën.

Dy fermert shkuan në televotim mbrëmjen e sotme, pas ofendimeve që ata ata patën në Ferma Vip.

Në një përballje mes tyre, Adi tha se ndihej i dhunuar nga Moza.

“Ndihem i dhunuar 1 milionë herë. Mozën e kam falur se është në moshë. Më ka rënë shuplakë dhe e kam lënë”, tha Adi.

Ndërsa vetë Moza deklaroi:

“Topin e parë ma çau Gresa pa niur loja. Shkoj të marr top për vete, për këtë dhe topin e tij ma çan në fytyrë. Ky, Gresa dhe Romiri më vijnë si përbindësh. Tani luajti ky, luajta dhe unë dhe i rash me bisht fshese për lojë. Me bisht fshese, nuk i ra mbrojtja. Por nuk do merrem më. Kur i çon Agai në sfida, kalojnë në tela, në gjemba, duart me gjak dhe ankohen për një bisht fshese. Gjithë kjo tragjedi për një bisht fshese, nuk do u prek më asnjë fije floku”.

InfoShqip