TIRANË– Në analizën historike, rezulton se vetëm 37% e votuesve të PS-së vijnë nga familje komuniste, ndërsa 49% janë familje asnjanëse në kohën e regjimit, sipas të dhënave të sondazhit të publikuar në sondazhin e “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News.
Nga ana tjetër, 51% e votuesve të PD-së janë ish-të përndjekur politikë, ndërsa 42% vijnë nga familje asnjanëse. Ndërkohë, 13% e ish-të përndjekurve votojnë PS, ndërsa 7% e familjeve komuniste votojnë PD.
Por edhe këtu ndarja më e fortë mbetet te e djathta: plot 34% e ish-të përndjekurve refuzojnë PD-në, duke zgjedhur alternativa të tjera ose duke mos votuar fare.
Të dhënat sipas grafikut:

Metodologjia e sondazhit:
KAMPIONI: 1460 banorë të rritur të vendit
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.
Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%
