
Gazetari Ilir Mirena, ka deklaruar në “Pressing” të T7, se kryetari i Prishtinë Përparim Rama më nuk është në direktiva të Lumir Abdixhikut.
Uran Ismaili nga PDK-ja ka deklaruar në “Pressing” të T7, se nesër zyrtarizojnë koalicionin me Përparim Ramën.
Për këtë Mirena tha se Rama është shkëputur nga LDK-ja.
“Përparim Rama është shkëputur komplet nga LDK-ja, ajo që po shihet se ka probleme të thella, këtë që e ka deklaruar Urani është dashur LDK-ja që të dalë me një komunikatë zyrtare që lidhim marrëveshje me këtë subjekt”.
“Përparim Rama më nuk është në direktiva të Lumir Abdixhikut”, ka thënë ai. /Gazeta Express
The post Mirena: Përparim Rama është shkëputur nga LDK, nuk është nën direktiva të Abdixhikut appeared first on Gazeta Express.
