
Gara për kualifikim në Ligën e Kampionëve mund të shkojë deri në fund dramatik, pasi tani vetëm pesë pikë ndajnë Milanin, Juventusin, Romën dhe Comon në renditjen e Serie A.
Katër vendet e para sigurojnë pjesëmarrjen në Champions dhe, ndërsa Interi e ka të garantuar vendin e parë dhe Napoli ka një epërsi relativisht të rehatshme, dy vendet e tjera mbeten plotësisht të hapura.
Java e 35-të ndryshoi gjithçka: Milani humbi ndaj Sassuolos, ndërsa Juventusi, Napoli dhe Como barazuan, duke i dhënë mundësi Romës të rikthehet fuqishëm në garë me fitoren 4-0 ndaj Fiorentinës./GazetaExpress/
Renditja aktuale:
Napoli – 70 pikë
Milan – 67 pikë
Juventus – 65 pikë
Roma – 64 pikë
Como – 62 pikë
NDESHJET E ARDHSHME:
Xhiro e 36-të:
Lecce vs. Juventus
Milan vs. Atalanta
Napoli vs. Bologna
Parma vs. Roma
Verona vs. Como
Xhiro e 37-të:
Como vs. Parma
Genoa vs. Milan
Juventus vs. Fiorentina
Pisa vs. Napoli
Roma vs. Lazio
Xhiro e 38-të:
Cremonese vs. Como
Milan vs. Cagliari
Napoli vs. Udinese
Torino vs. Juventus
Verona vs. Roma
The post Garë e zjarrtë për Ligën e Kampionëve në Serie A, ja kush është në lojë appeared first on Gazeta Express.
