E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës/ Del para gjykatës Nikolla Rradaçi, njihet me masën e sigurisë (VIDEO)

Nikolla Rradaçi, i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy fëmijë, është paraqitur këtë të martë, 5 maj, nën masa të rrepta sigurie në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesditës së 3 majit, në lagjen nr. 15 të Durrësit. Tre fëmijë po luanin me top në trotuar, kur Rradaçi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, i përplasi me shpejtësi të madhe.

Si pasojë, dy prej tyre, 12 vjeç, dhe 10 vjeç, humbën jetën, ndërsa fëmija i tretë, 8 vjeç, arriti të mbijetojë, por ka marrë plagë të rënda.

InfoShqip