
Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratën e Albin Kurtit në Kuvend, i cili tha për ish opozitën se do “të ishin qesharak sikur të mos ishin të gjorë”.
Gjini tha se Kurti është vetë qesharak në këtë deklaratë.
“Kushdo që e sheh e kupton kush është qesharak, sepse flet kot, i flet vetëm grupit të vet parlamentar në Kuvendin e Kosovës, provon natën me shkel Kushtetutën, provon me u nxjerrë diqysh, sepse populli ka qenë i shqetësuar çka ka provu me bo ky edhe njerëzit e vet kanë qenë të shokuar, absolutisht kanë qenë të shokuar, komunikojmë na nuk kanë ditë çka me bo. Kur e sheh që ka pësu debakel del në foltore i flet vetvetes, ky është problem i Kosovës”, tha Gjini.
The post Gjini e quan qesharak Kurtin: Është problemi i Kosovës appeared first on Gazeta Express.
