E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Pacolli: Filloi procesi i trajtimit të dokumentacionit për gurthyesit

Foto Ilustrim

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka filluar procesi i trajtimit të dokumentacionit për gurthyesit që operojnë në vend.

Pacolli në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së rendit dhe ligjshmërisë në këtë sektor me ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis dhe jetën e qytetarëve.

“Ky proces synon verifikimin e plotë të përmbushjes së kushteve ligjore dhe mjedisore nga ana e operatorëve, duke garantuar standarde më të larta në funksionim e tyre. Në këtë proces janë të përfshirë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët po e monitorojnë nga afër çdo hap të tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

InfoShqip