E martë, 05 Maj 2026
Lajme

Mira Murati spikat në Met Gala 2026

Mira

Mira Murati, një nga figurat më të njohura në industrinë globale të teknologjisë dhe ish-drejtoreshë e teknologjisë në OpenAI, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Met Gala 2026, duke përfaqësuar edhe komunitetin shqiptar në një nga skenat më prestigjioze të modës.

Murati, e lidhur me iniciativën Thinking Machines, u shfaq me një fustan të gjatë elegant në ngjyrë të zezë, me prerje të ngushtë që theksonte siluetën.

Veshja karakterizohej nga një dekolte në formë V dhe detaje të rafinuara në nuanca ari, duke krijuar një kombinim klasik dhe modern njëkohësisht.

Në një mbrëmje të dominuar nga yjet e Hollywood-it dhe figurat më të njohura të modës, prania e saj nënvizoi gjithnjë e më shumë ndërthurjen mes teknologjisë dhe industrisë së stilit, si dhe rolin në rritje të liderëve të teknologjisë në evente globale të këtij niveli. /GazetaExpress/

Mira 5
Mira 3
Mira 6 900x600
Mira 4 901x600

The post Mira Murati spikat në Met Gala 2026 appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip