
Diplomati i karrierës Gëzim Turdiu ka vlerësuar rolin e Ilir Metës, në detyrën e ministrit të Jashtëm, post të mbajtur nga muaji Korrik 2002 – Korrik 2003.
Në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Turdiu tregoi virtytet pozitive të Metës, si një person që të priste në zyrë dhe të dëgjonte e jepte përgjegjësi.
“Unë e kujtoj bashkëpunimin me respekt për 2-3 prej tyre. Po përmend Alfred Sereqi që ishte një ministër që i dha axhendë, përmend Ilir Metën si ministër i Jashtëm, kishte cilësinë që të dëgjonte, të jepte përgjegjësi dhe të kërkonte që ti dilje për zot përgjegjësive që ti kishe. Konsultohesh me diplomatët e karrierës, jo thjesht me kabinetin. Lexonte materiale dhe kaq, çfarë mund të them më tepërë. Ti hyje në zyrën e tij, dhe mund të mos kënaqeshe me vendimin por ndërveprimi ka qenë i frytshëm ndërmjet një zyrtari teknik, diplomat karriere dhe një politikani. Unë flas vetëm për shërbimin e jashtëm, nuk merrem me asnjë gjë tjetër”, tha Turdiu.
/vizionplus.tv
