Gjykata Speciale ka shtyrë datën për shpalljen e vendimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Vendimi përfundimit për Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimin ishte parashikuar të jepej brenda datës 19 maj, por ky vendim është shtyrë tashmë drejt një afati tjetër që është data 20 korrik.
Rregullorja e Gjykatës Speciale parashikon se Trupi Gjykues ka ne dispozicion 90 dite për shpalljen e verdiktit pas përfundimit të procesit gjyqësor, por parashikon gjithashtu një shtyrje me 60 dite për dhënien e këtij verdikti nëse ekipi i gjyqtarëve bën një kërkesë të tillë.
Prokuroria Speciale ka kërkuar 45 vjet burgim për ish-presidentin Hashim Thaçin, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin, Rexhep Selimi.
