E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

689236758 1493863592105175 4217117813330521475 N 360x400

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ndarë lajmin e hidhur.

“Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm.

U prehsh në paqe Profesor Serveti!

Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh”, shkruan Taulant Balla.

 

 

InfoShqip