E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Hoxha: LDK-në e forcon elektoralisht nëse pozicionohet me kë do bëjë koalicion, pa marrë parasysh VV-në apo me PDK-AAK

Dibran

Analisti Dibran Hoxha, tha në “Pressing” të T7, se Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk i ndihmon vetëm mos pozicionimi.

Ai tha se LDK-ja nëse thotë se do bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje kjo i ndihmon elektoralisht.

Por, ai shtoi se edhe nëse thotë se do bëjnë koalicion me PDK e AAK edhe kjo i ndihmon, duke shtuar se vetëm mos pozicionimi e mban në këtë gjendje.

“Nëse LDK-ja thotë platforma jonë synon me bë Vjosen presidente dhe me marrë hise pak më shumë në Qeveri të Albin Kurtit i ndihmnon elektoralisht. Por, edhe nëse thotë do bëjmë koalicion nme PDK e AAK edhe kjo i ndihmon. Nuk i ndihmon me nejtë në këtë situatë të mos pozicionimit. Nuk ka mundësi me bindë votuesin tim pa e bindë veten”, ka thënë ai. /Gazeta Express

The post Hoxha: LDK-në e forcon elektoralisht nëse pozicionohet me kë do bëjë koalicion, pa marrë parasysh VV-në apo me PDK-AAK appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip