E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Notat e lojtarëve, Arsenal 1-0 Atletico: Shkëlqyen Declan Rice, David Raya e Bukayo Saka

London England Bukayo Saka Of Arsenal Celebrates With His Teammates After Scoring His Sides 6903383

Arsenali siguroi vendin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve vetëm për herë të dytë në historinë e klubit me një fitore 1-0 ndaj Atlético Madridit në “Emirates Stadium”.

Ndeshja gjysmëfinale ishte plotësisht e hapur pas barazimit 1-1 në Madrid një javë më parë dhe gjithmonë pritej të ishte një ndeshje e kthimit e ngushtë dhe plot nerva.

Bukayo Saka shënoi golin e vetëm të natës, duke e futur topin nga afërsia pasi goditja e Leandro Trossard u prit nga portieri, dhe kjo mjaftoi për një fitore me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Një sukses i parë në Ligën e Kampionëve tani është shumë afër për Arsenalin, i cili do të përballet me Bayern Munichun ose Paris Saint-Germainin në Budapest më vonë këtë muaj.

Declan Rice ishte më i vlerësuar për paraqitjen e tij këtë ndeshje nga “Sofascore”, duke u notuar me 7.8.

Pas tij vijnë David Raya me 7.5, derisa Leandro Trossard u vlerësua me 7.4.

Golashënuesi Bukayo Saka u notua me 7.2.

Më i dobëti tek Arsenali ishte Viktor Gyokeres me 5.8.

Tek Atletico më i miri ishte David Hancko, me notën 7.0, derisa të tjerët ishin nën notën 7./GazetaExpress/

The post Notat e lojtarëve, Arsenal 1-0 Atletico: Shkëlqyen Declan Rice, David Raya e Bukayo Saka appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip