E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

“E dinim çfarë ishte në lojë – fiton dhe shkon në finale” – Rice flet pas fitores së Arsenalit

Image

Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, ka folur me emocione pas kualifikimit të skuadrës londineze në finalen e Ligës së Kampionëve, duke theksuar se ekipi ishte maksimalisht i motivuar për shkak të peshës së ndeshjes.

“Ne e dinim që kur hynim në ndeshje se çfarë ishte në lojë: nëse fiton, shkon në finalen e Ligës së Kampionëve dhe nëse nuk mund të ngrihesh për këtë, nuk mund të ngrihesh për asnjë ndeshje futbolli”, deklaroi Rice.

I shpallur edhe Lojtari i Ndeshjes, Rice foli për Amazon Prime duke vlerësuar rrugëtimin e Arsenalit në këtë edicion evropian dhe duke theksuar se skuadra ka të drejtë ta shijojë momentin.

“Nuk mendoj se mund ta nënvlerësoni atë që kemi bërë në këtë garë deri në këtë pikë. Kemi të drejtë të festojmë, është një moment kaq i madh. Liga e Kampionëve është turneu më prestigjioz dhe është një moment krenarie për klubin dhe djemtë”, u shpreh ai.

Arsenali tani është vetëm një hap larg trofeut, ndërsa Rice dhe bashkëlojtarët e tij synojnë ta kurorëzojnë këtë rrugëtim me një fund të lumtur në finale. /Telegrafi/

InfoShqip