E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Gucati për shtyrjen e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së: Vendim i pastër politik

Hysni Gucati

Gjykata Speciale ka vendosur për shtyrjen e seancës për vendimin për ish-krerët e UÇK-së, kjo seancë do të mbahet më 20 korrik.

Për këtë ka reaguar Hysni Gucati nga OVL-UÇK,i cili ka thnë se ky është një vendim i pastër politik dhe një padrejtësi e radhës që rëndon mbi kurrizin e historisë së Kosovës.

Ai ka thënë që nga fillimi ky proces nuk ka pasur transparencë.

Postimi i plotë:

Shtyrja e radhës e vendimit për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik nga Gjykata Speciale, nuk është asgjë tjetër veçse një vendim i pastër politik dhe një padrejtësi e radhës që rëndon mbi kurrizin e historisë sonë.

​Që nga fillimi i këtij procesi, ne nuk pamë, transparencë, paanshmëri dhe drejtësi të vërtetë.​Në vend të tyre, pamë vetëm montime dhe padrejtësi të veshura me petkun e ligjit. Po tentojnë të gjykojnë lirinë, por liria nuk mund të prangoset.

​Burrat e mëdhenj të kombit, që sot po mbahen padrejtësisht në Hagë, janë vetë dëshmia e sakrificës sonë për ekzistencë.

​Mund ta vonojnë, por kurrë nuk do ta mposhtin të vërtetën. Në fund, pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të triumfojë mbi çdo intrigë e çdo gjykatë.

​Lavdi luftës së pastër të UÇK-së.

Me ju, deri në fitoren e fundit!

The post Gucati për shtyrjen e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së: Vendim i pastër politik appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip