
Një anije mallrash që transportonte rreth 8 mijë tonë sodë u fundos në veri të ishullit Andros në Greqi, ndërsa 9 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan sukses nga autoritetet bregdetare.
Anija, me flamur të Vanuatus, ishte nisur nga Shqipëria me destinacion Ukrainën, por gjatë lundrimit u përplas në një zonë shkëmbore, duke pësuar dëmtime të rënda që çuan në fundosjen e saj.
Në bord ndodheshin tetë shtetas turq dhe një nga Azerbajxhani. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit u transportuan në port në gjendje të mirë shëndetësore, pa raportime për lëndime serioze.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa në zonë janë dërguar mjete dhe pajisje speciale për të parandaluar ndonjë ndotje të mundshme detare si pasojë e fundosjes së anijes.
