E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

“Saliu ka kryer akte terroriste, është për burg të përjetshëm”/ Beqiri: Berisha vrau Sokol Olldashin! Aksidenti i inskenuar, u vra ashtu si Alfred Trebicka

Avokati Idajet Beqiri gjatë intervistës në “Ora e Fundit” në ABC News akuzoi kreun e PD Sali Berisha se ka kryer akte terroriste në vend dhe se i ka shkaktuar shumë dëme vendit.

Gjithashtu u shpreh se Berisha është i akuzuar dhe se ka peshën e shumë krimeve të rënda, duke shtuar se “vendin e ka në burg të përjetshëm”.

Avokati u ndal edhe te ngjarja e rëndë e Gërdecit, si edhe aksidenti i rëndë ku humbi jetën Sokol Olldashi. Ai tha se Berisha të vret kur bëhet fjalë për përfitime financiare.

Ndërsa theksoi se Sokol Olldashi është vrarë nga Berisha. Gjithashtu nënvizoi se aksidenti u inskenua pasi sipas tij u vra, njësoj si Alfred Trebicka.

“Këtu dy nuk janë aksidente por vrasje me dashje. Olldashi është vrarë, Sali Berisha e ka vrarë. Është njësoj si vrasja e Trebickës. Vendi është i tillë se kurrë nuk bëhet aksident atje. Nuk e them vetëm unë, por është rrjedhojë e fakteve. Olldashi ishte figura kryesore që duhet të merrte PD-në, nuk duhet ta merrte Lul Basha. Aksidenti i Olldashit ishte i inskenuar. Kapitulli u mbyll sepse për fatin e keq ashtu si mbyllën edhe kapitullin e Azem Hajdarit, se Saliu e vrau. Që ai është vrasës e pamë me ngjarjet e 2 prillit në Shkodër”, tha ai.

/abcnews.al/

InfoShqip