Një 26-vjeçar është arrestuar në Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Game Over”.
Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në një lokal në fshatin Bajzë, u gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 makinetë dhe celularë që përdoreshin për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme në këtë ambient.
Nga verifikimet rezultoi se ky subjekt nuk ishte i regjistruar në organet kompetente.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi Gabriel Popaj, 26 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.
