
Lëvizja Vetëvendosje nuk e sheh si rrezik për zgjedhje ish-bashkëpunëtoren e saj Vjosa Osmani e cila pritet të bashkohet me LDK-në për zgjedhjet e 7 qershorit.
I pyetur nëse Osmanin e shohin si kundërshtare të fortë, anëtari i VV-së Enver Dugolli tha se nuk i frikësohen askujt duke shtuar se nuk beson që kalimi i Osmanit në LDK zvogëlon mbështetjen elektorale për VV-në.
“Ne e kemi qytetari atë që duam ta kemi pranë dhe nuk na frikëson askush, zonja Osmani po kthehet aty ku ja mbyllën dyert edhe ku LVV e Albin Kurti ia dhanë mundësinë, pra nuk e di çka ka ndryshu nga ajo kohë kur e larguan e nuk deshën të dëgjojnë fare për zërin e saj nuk e di çka ndryshu ajo më së miri e di për veti, por unë besoj se nuk do të ketë aleat më të sinqertë se Lëvizjen Vetëvendosje dhe zotëri Kurtin. Ne asnjëherë nuk ia kemi mbyllë derën as zonjës Osmanit as askujt që ka dëshiru që vendi ynë të ketë progres. Dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, pra nuk ia kemi mbyllë derën askujt”, u shpreh Dugolli për rtv21.
The post Nuk e kandiduan, por Dugolli thotë se Osmani s’do ketë aleatë më të sinqertë se VV e Kurti appeared first on Gazeta Express.
