E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

3 gjërat që kurrë nuk duhet të bëni kur fëmija është i ulur në ndenjësen e makinës

800 0 1778049369x9659910 Shutterstock 671919895 1549019356 728 83cc9ab533 1549269652 728x450 482 646x400

Të kesh një fëmijë në makinë nuk është diçka edhe aq e thjeshtë për t’u menaxhuar, ajo kërkon një përgjegjësi të madhe. Kjo përgjegjësi shkon përtej lidhjes me rrip të fëmijës ndërsa është në ndenjësen e makinës. Në të vërtetë duhet të keni parasysh edhe disa rregulla që duhen zbatuar.

1. Mos e mbani fëmijën jashtë saj

Pra, asnjëherë nuk duhet ta mbani fëmijën në krah ndërsa jeni në makinë. Ai duhet të qëndroë gjithmonë i lidhur në mënyrën e duhur në sexholino.

2. Mos vendosni objekte në pjesën e pasme të makinës

Nuk ka rëndësi nëse janë objekte me peshë të lehtë apo të rëndë. Në një moment ato mund të bien mbi fëmijën me një forcë të caktuar dhe ta lëndojnë atë.

3. Mos e lidhni fëmijën në ndenjëse nëse është i veshur trashë

Xhupi nuk duhet të mbahet asnjëherë veshur ndërsa fëmija është në ndenjëse, kjo pasi në një moment ai apo xhaketa mund të shkaktojnë probleme. Nëse bën shumë ftotë do t’ju këshillonim të vendosnit një batanije të hollë dhe të vogël sipër fëmijës.

InfoShqip