E shtunë, 09 Maj 2026
Lajme

Shqipëria destinacion trend i verës/ Restless: Midis 15 vendeve më të veçanta në Europë

Shqipëria është cilësuar si një ndër 15 destinacionet më të veçanta turistike në Europë.

Një ndër pltaformat e njohura britanike të dedikuara turizmit Restless e cilëson vendin tonë si një mundësi të veçantë për të pushuar me pak shpenzime.

Mundësitë turistike të Shqipërisë janë renditur krahas vendeve si Mali i zi ,Portugalia ,Greqia apo Malta.

Në shkrim thuhet se ka shumë vende tërheqëse dhe me kosto efektive për t’u eksploruar – shumë prej të cilave janë pikërisht në  Evropë .Veçohet Riviera Shqiptare, e mbushur me plazhe dhe ujëra të thella blu dhe sidomos  vendpushimet më të njohura të plazhit, si Dhërmiu dhe Ksamili, të cilat ende nuk kanë një mbipopullim .Platforma britanike thekson se  akomodimi, ushqimi dhe udhëtimi mbeten mjaft të lira.

Por përtej bregdetit turistët mund të eksplorojnë edhe zonat malore të vendit,  , qytete-fortesa, kështjella dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake. Pra, pavarësisht nëse jeni një adhurues i historisë , një dashnor i aventurave apo një entuziast i plazhit, ka diçka për të gjithë.

Kryeqyteti Tirana, është një bazë e shkëlqyer për të eksploruar pjesën tjetër të Shqipërisë dhe është një nga vendet më të përballueshme në Evropë për të ngrënë jashtë.

Sipas Restless udhëtimet mund të jenë të shtrenjta, por nëse bëni zgjedhjen e duhur, ato mund të jenë më të përballueshme pasi ekzistojnë shumë destinacione magjepsëse, tërheqëse dhe me kosto të ulët për t’u eksploruar shumë prej të cilave ndodhen shumë pranë Britanisë së Madhe, në Evropë.

InfoShqip