Të gjitha sinjalet tregojnë se Ngushtica e Hormuzit mund te hapet së shpejti, ndërsa pritet një marrëveshje mes Teheranit dhe Uashingtonit për t’i dhënë fund konfliktit.
Pasi Donald Trump tha se do të pezullojë operacionin për shoqërimin e anijeve në Hormuz, Garda Revolucionare e Iranit tha se tashmë që nuk ka asnjë kërcënim, anijet mund të kalojnë nëpër rrugën tregtare.
Kjo vjen teksa media amerikane Axios raporton se Shtëpia e Bardhë beson se është afër një memorandumi mirëkuptimi me Iranin për t’i dhënë fund luftës.
Axios iton dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të tjera që thanë së bëhet fjalë për një memorandum njëfaqësh i cili mund të vendosë një kornizë për negociata më të detajuara bërthamore. Ndër pikat që renditur janë pezullimi i pasurimit bërthamor iranian, heqja e sanksioneve dhe rikthimi i lëvizjes së lirë përmes Ngushticës së Hormuzit.
Ndërprerja e pasurimit bërthamor dhe rihapja e ngushticës kanë qenë pika kyçe të ngërçit në negociata deri më tani, por shumë nga kushtet e përcaktuara në memorandum do të varen nga arritja e një marrëveshjeje përfundimtare.
Uashingtoni pret një përgjigje në 48 orët e ardhshme dhe ende nuk është rënë dakord për asgjë.
Raporti i medias amerikane erdhi pasi Trump tha se e mori vendimin për të ndaluar operacionin pas një kërkese nga Pakistani – i cili ka vepruar si ndërmjetës midis dy vendeve- sepse është bërë një përparim i madh drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare me Teheranin.
Megjithatë në një postim në rrjetet sociale më vonë, Trump tha se nëse Irani nuk bie dakord, do të përballet me bombardime më të rënda se ato të mëparshmet. Nëse çdo gjë shkon mirë, operacionit ushtarak në Iran do t’i ketë ardhur fundi tha presidenti amerikan.
Njoftimi i Trump erdhi pasi sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se operacioni “Epic Furz”, emri i sulmeve të para kundër Iranit, ka përfunduar.
Sipas Rubio Shtetet e Bashkuara i arritën objektivat e këtij operacioni dhe tashmë Trump preferon të arrijë një marrëveshje me Iranin, duke përfshirë një memorandum mirëkuptimi se si Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet plotësisht.
Rreth 22,500 marinarë në 1,550 anije tregtare janë të bllokuar në Gjirin Persik që nga fillimi i luftës, ndërsa bllokimi i Hormuzit ka shkaktuar krizën më të madhe energjetike dhe një rritje të ndjeshme të çmimeve.
