E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Letër ndërkombëtarëve/ Kosovë, Avokati i Popullit: Shqetësim për trajtimin e ish krerëve të UÇK

Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj, u është drejtuar me letër përmes kanaleve diplomatike sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së dhe shteteve financuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ai i ka përcjellë raportin “Vlerësimi paraprak i Dhomave të Specializuara të Kosovës” duke ngritur shqetësime serioze mbi bazën e gjetjeve të tij.

Njëkohësisht, letra u është përcjellë edhe ministrave të Jashtëm të Zvicrës, Norvegjisë, Turqisë dhe Kanadasë.

Sipas njoftimit të Avokatit të Popullit, raporti është shpërndarë gjithashtu te zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, presidenten e Parlamenti Evropian, Roberta Metsola, si dhe drejtues të Këshillit të Evropës.

Në letër, Avokati i Popullit shpreh shqetësime për garantimin e një gjykimi të drejtë në procedurat e Dhomave të Specializuara, duke iu referuar gjetjeve të organizatës “Bar Human Rights Committee of England and Wales”.

InfoShqip