MPB ka paraqitur kallëzim penal ndaj një 43-vjeçari nga Radovishit i cili dyshohet se ka kërcënuar një prokurore publike.
“SPB Strumicë – NJPB Radovish, në Prokurorinë Themelore Publike Radovish, paraqiti kallëzim penal kundër A.P. (43) nga Radovishi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “rrezikim i sigurisë” sipas nenit 144 të Kodit Penal.
Më 28.04.2026, i denoncuari A.P., polic gjyqësor në Gjykatën Themelore Radovish, gjatë kohës që ishte në vendin e punës, ka bërë kërcënime ndaj një prokuroreje publike”, thonë nga MPB./Telegrafi/
