E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Bashkimi në finale pas triumfit ndaj Borës, përballet me Trepçën

Screenshot 8 2

Bashkimi ka siguruar finalen e Superligës së Kosovës pas një fitoreje të thellë 100:76 ndaj Borës, duke e mbyllur serinë gjysmëfinale me rezultat 3:2.

Ndeshja vendimtare u karakterizua nga një performancë shumë e fortë e Bashkimit, i cili e nisi jom mirë takimin me disavantazh 19:23 në çerekun e parë. Në periudhën e dytë, prizrenasit përmbysën gjithçka duke dominuar 28:21, për të shkuar në pushim me avantazh.

Epërsia u thellua edhe më shumë në çerekun e tretë, ku Bashkimi fitoi 28:19, duke marrë kontroll të plotë të lojës. Në dhjetëminutëshin e fundit, vendasit vulosën fitoren me 25:13, duke mos lënë asnjë dyshim për fituesin.

Pas kësaj fitoreje bindëse, Bashkimi avancon në finale, ku do të përballet me kampionen në fuqi Trepça, e cila eliminoi Pejën me rezultat 3:1 në seri.

Finalja pritet të sjellë spektakël dhe rivalitet të madh mes dy skuadrave më në formë të momentit.

The post Bashkimi në finale pas triumfit ndaj Borës, përballet me Trepçën appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip