Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar në Rinas 34-vjeçarin të identifikuar si Aurel Deliu, i dyshuar si pjesë e grupit të Marklen Hakës.
Sipas burimeve për ABC News Albania, gjatë kontrollit, uniformat blu i kanë gjetur të riut një armë zjarri në automjetin e tij.

Autoritetet vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
