E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 1-1 PSG

Image

PSG ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve pas dy ndeshjeve dramatike ndaj Bayern Munich, fitore 5-4 në takimin e parë dhe barazim 1-1 sonte në “Allianz Arena”, për rezultatin e përgjithshëm 6-5.

Në Mynih, francezët kaluan të parët në epërsi me golin e Ousmane Dembélé, ndërsa Bayerni arriti të barazojë vetëm në fund me Harry Kane për 1-1, por pa arritur ta përmbysë kualifikimin. PSG tani në finale do të përballet me Arsenalin.

Lojtari i ndeshjes ishte Manuel Neuer (8.9), i cili me pritjet e tij e mbajti Bayernin në lojë për pjesën më të madhe të takimit.

Image

Te bavarezët u veçuan gjithashtu Luis Diaz (7.9) dhe Harry Kane (7.8), ndërsa kontribut solid dha edhe Joshua Kimmich (7.1).

Te PSG, më i vlerësuari ishte Khvicha Kvaratskhelia (8.0), me paraqitje të mirë edhe nga Désiré Doue (7.2) dhe Willian Pacho (7.0).

notave, lojtari me paraqitjen më të dobët ishte Warren Zaïre-Emery (6.0).

Notat e lojtarëve të Bayern Munich dhe PSG

/Telegrafi/

InfoShqip