E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Panik në metron e Munichut, bie zjarr dhe evakuohen 1000 tifozë

IMG 5381

Rreth 1000 tifozë u evakuuan nga një tren në metron e Munichut në Bavari për shkak të një zjarri teksa ata ishin duke shkuar për ta ndjekur ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve mes Bayernit dhe Paris Saint Germain.

‘Për shkak të një ndërhyrjes të zjarrfikësve në stacionin Dietlindenstrasse, metropolitana me rreth 1000 tifozë në bord u evakuua-theksoi policia e Mynihut në një postim në rrjetin social X duke sinjalizuar për probleme në qarkullim në zonë.

Incidenti soli në pezullimin e linjës U6, një prej linjave kryesore që të çon drejt Allianz Arena.

Sipas informacioneve të para të sjella nga e përditshmja ‘Bild’, alarmi për zjarrin u shkaktua nga një cigare elektronike që e bëri të nevojshme tërheqjen e trenit nga shërbimi.

The post Panik në metron e Munichut, bie zjarr dhe evakuohen 1000 tifozë appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip