Pavarësisht luftës në Lindjen e mesme Shqipëria nuk ka rrezik për tu furnizuar me karburante. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi tha në Kuvend se nuk ka pasur mungesa në furnizim dhe rezerva e hidrokarbureve përdoret vetëm kur ka mungesë të produktit në treg”
Për të siguruar furnizimin me karburant në vend autoritetet kanë vendosur në monitorim më të shpeshtë rezervat hidrokarbure që duhet të mbajnë kompanitë e tregtimit me shumicë e pakicë.
Sipas ministrit nëse konflikti vijon do të mbështeten kategoritë në nevojë ndërsa aktualisht është duke u diskutuar një paketë për transportin publik.
