E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Operacion i Interpolit, sekuestrohen mbi 6 milionë doza viagra, steroide dhe ilaçe për humbje peshe

640 0 Interpol

Interpoli konfiskoi 6.42 milionë doza të barnave të pamiratuara dhe të falsifikuara me vlerë 15.5 milionë dollarë amerikanë ose 13.1 milionë euro në një operacion të koordinuar në 90 vende.

Mallrat e sekuestruara përfshinin ilaçe për mosfunksionim erektil, qetësues, analgjezikë, antibiotikë dhe produkte kundër duhanit.

Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Valdecy Urquiza, tha se ilaçet e falsifikuara nuk janë vetëm mashtruese, por një kërcënim për jetën.

“Përmes tregjeve online dhe zinxhirëve informalë të furnizimit, kriminelët mund të shfrytëzojnë boshllëqet në mbikëqyrje, duke synuar njerëzit që kërkojnë trajtim të shpejtë ose të përballueshëm. Pasojat mund të jenë të rënda, ose edhe fatale”, tha Urquiza.

Mbretëria e Bashkuar ishte vendi ku u kapën më shumë doza, 2,122,591 të tilla, e ndjekur nga Kolumbia me 1,473,434 dhe Australia me 752,617 doza.

InfoShqip