E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Tensionet SHBA–Vatikan/ Rubio takim me Papa Leon

221829190 630b42f2 2fad 43f1 Ab73 Ffec77f78ed6 711x400

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka mbërritur në Vatikan për tu takuar me Papa Leon. Takimi vjen në mes të një periudhe tensionesh midis Uashingtonit dhe Vatikanit.

Qëllimi i mundshëm i Rubios është të përpiqet të rreglloje lidhjet e krisura midis SHBA-së dhe Vatikanit.

Sekretari i Shtetit pritet të mbrojë arsyetimin e Uashingtonit për nisjen e luftës në Iran, duke shmangur një përplasje të drejtpërdrejtë me qëndrimin e kishës.

Më herët, Trump akuzoi Papën për mbështetjen e armëve bërthamore dhe rrezikimin e shumë katolikëve me qëndrimin e tij kundër luftës në Iran.

Të mërkurën, Papa Leo u përgjigj: Nëse dikush dëshiron të më kritikojë për shpalljen e ungjillit, le ta bëjë këtë me të vërtetën: Kisha ka folur kundër të gjitha armëve bërthamore për vite me radhë, nuk ka dyshim për këtë. Unë thjesht shpresoj të më dëgjojnë për shkak të vlerës së fjalës së Zotit.

Marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Uashingtonit nuk kanë qenë kurrë kaq të tensionuara. Rubio do të takohet gjithashtu me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, të premten, pasi marrëdhëniet midis Romës dhe Uashingtonit janë përkeqësuar gjithashtu.

InfoShqip