E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Helmimi i 56 studentëve/ Hita konferencë për mediat: Personat përgjegjës janë arrestuar

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një konferencë për mediat iu përgjigj pyetjeve lidhur me rastin e rëndë, ku 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u shtruan në spital me simptomat e helmimit.

Sipas Hitës, studentët janë të sigurt dhe personat përgjegjës janë vënë para përgjegjësisë.

“Kemi marrë të gjitha masat e sigurisë, që ne t’u ardhur në ndihmë. Kemi vënë në pranga dy persona përgjegjës. Është shpallur në kërkim edhe administratorja e kompanisë. Bashkë me AKU kemi sekuestruar të gjithë sasinë e ushqimeve që  u përdor dje për konsum. Vazhdojnë hetimet për të parë të gjithë dinamikën se si ndodhi ngjarja”, tha Skënder Hita.

InfoShqip