E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Studimi: IA mund të zbulojë tiparet e personalitetit nga bisedat me përdoruesit

A 8

Një studim i ri nga studiues të ETH Zurich ka zbuluar se inteligjenca artificiale mund të parashikojë tiparet e personalitetit të një përdoruesi bazuar në historikun e bisedave të tij.

Në studim morën pjesë 668 përdorues të ChatGPT nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët ndanë kopje të bisedave të tyre me studiuesit. Mbi 62 mijë biseda u analizuan dhe u kategorizuan sipas temave kryesore, ndërsa një model i trajnuar i inteligjencës artificiale u përdor për të identifikuar pesë tiparet kryesore të personalitetit: pajtueshmërinë, ndërgjegjen, stabilitetin emocional, ekstraversionin dhe hapjen.

Për të krahasuar rezultatet, pjesëmarrësit iu nënshtruan edhe testeve standarde psikologjike. Sipas raportit, modeli i inteligjencës artificiale arriti të identifikojë tiparet e personalitetit me një saktësi deri në 61 për qind. Sistemi rezultoi më i suksesshëm në parashikimin e stabilitetit emocional dhe pajtueshmërisë, ndërsa pati më shumë vështirësi në vlerësimin e ndërgjegjes.

Studimi thekson gjithashtu se sa më i gjatë të jetë historiku i bisedave të një përdoruesi me inteligjencën artificiale, aq më e madhe është mundësia që sistemi të identifikojë me saktësi personalitetin e tij.

The post Studimi: IA mund të zbulojë tiparet e personalitetit nga bisedat me përdoruesit appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip