E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

“Hantavirusi, asnjë rast në Shqipëri”, Ministria e Shëndetësisë për ABC News: Nuk ka dyshime dhe as rrezik deri tani

Në Shqipëri nuk ka asnjë rast hantavirus dhe as rrezik deri tani. Përgjigja vjen nga  Ministria  e Shëndetësisë pyetur nga ABC Neës pas shpërthimit të sëmundjes në kroçerën  me turistë.

Ndërkohë sipas mjekes Aurora Dollenberg nuk ka  vend për panic. Hantavirusi njihet prej dekadash dhe  varianti europian  thotë mjekja  konsiderohet më pak  I rrezikshëm dhe nuk përbën kërcënim për  pandemi pasi transmetimi nga njeriu tek njeriu mbetet I kufizuar.

“Edhe pse Hantavirusi është një virus i ditur prej dekadash, edhe pse kemi variantin europian të Hantavirusit. Në 99% të rasteve nuk është i rrezikshëm, por në një përqindje të caktuar mund të jetë serioz. Nuk kemi rrezik për një pandemi dhe nuk ka një rrezik për popullatën. Nuk kemi nevojë për asnjë lloj alarmi, sepse nuk janë infektues për njerëzit e tjerë.” tha ajo.

Higjena e ulët  sipas mjekes  është  shkaku I përhapjes së sëmundjes  në anijen me turistë.    Prandaj ajo apelon për të shtuar masat  në këtë aspect.

Në të gjithë Europën përfshirë edhe Shqipërinë, në kanale të ujërave të zeza ka një rrezik të shtuar për Hantavirus. Ka qenë një problem sanitar dhe një higjienë e ulët shkaku që Hantavorusi u përhap. Hantaviruzi nuk bën rrezik për popullatën. Transferohet ka kafsha tek njeriu nga mbindotja. Duke qenë se është kaq i parashikueshëm, është komplet i dediktueshëm. OBSH ka dalë zyrtarisht me një protokoll, që të gjithë vendet të dinë se si të reagojnë në rast se diagnostikojnë një person me Hantavirus”, shtoi ajo.

Hantaviruset janë të pranishëm në disa lloje brejtësish dhe  njerëzit infektohen nga kontakti me mbetje të tyre. Nëse një person preket prej  virusit   shenjat zakonisht  shfaqen  një deri në tetë javë pas ekspozimit  dhe përfshijnë nga ato të përgjithshmet ethet,  të përziera, dhembje koke e deri tek rastet më të rënda. /abcnews.al

InfoShqip