
Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, sot në orët e hershme të mëngjesit kanë ndërmarrë dy aksione në lokacionet: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 6 persona me inicialet F.S., L.R., N.S. A.I., A.Sh., dhe B.B. prej 48 orësh.
Ata dyshohen për disa vepra penale: ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Keqpërdorimi i informatës zyrtare’’, nga neni 416 të KPRK-së, ‘’Mashtrimi’’, nga neni 323 të KPRK-së, ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’, nga neni 395 të KPRK-së, ‘’Deklarimi i rremë nën betim’’, nga neni 383 të KPRK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’, nga neni 421 , ”Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 të KPRK-së, ‘’Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit’’, nga neni 194 të KPRK-së‘’, si dhe ‘’Shkelja e fshehtësisë së procedurës’’, nga neni 392 të KPRK-së.
Në kuadër të këtij aksioni, Prokurori i Shtetit ka sekuestruar: dy vetura në vlerë rreth 80.000 euro, një orë dore të markës Rolex në vlerë afro 8000-10.000 euro, pesë telefona celularë, si dhe dokumente të tjera të cilat do të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale.
Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, tha se do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë në procedurë penale ndaj të pandehurve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë u zotua se “vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”.
The post Arrestohen gjashtë persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare e veprave tjera, sekuestrohen dy vetura, një Rolex e para appeared first on Gazeta Express.
