Një muaj përpara zgjedhjeve kanë filluar zyrtarisht “rrembimet politike”.
Ish presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ka njoftuar se në garën e qershorit do të hyjë bashkë me ish-deputeten Jeta Statovci, e cila ishte në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes nga partia Guxo, parti të cilën Osmani e kishte themeluar vetë më 5 nëntor të vitit 2020.
Osmani tha se me Statovcin rrugëtimin në Kuvend e nisën bashkë dhe se “bashkë po vazhdojnë drejt Kuvendit”.
Jeta Statovci e mori mandatin e saj të parë si depuetete kur ishte 26 vjeçe, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi.
Sipas Osmanit me të e bashkojnë vlerat dhe kur nga ato devijohet, duhet që të reflektohet për ndryshim dhe atë që ish presidentja e quajti ringritje.
Nga LDK është tashmë e konfirmuar se Vjosa Osmani do të bëhet pjesë aktive e garës politike në listat e përbashkëta me ta, por priten specifikime të këtij bashkëpunimi: nëse Osmani do ta prij listën dhe sa do të jenë kandidatë prej saj.
Vetë kryetari i LDK Lumir Abdixhiku ka deklaruar pas takimit të strukturave të partisë të martën pasdite se OSmani vijon të jetë një kandidate e shkëlqyer për presidente.
Sapo të formohet parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit dhe të betohen deputetët, puna e parë që e pret vendin është zgjedhja e kreut të ri të shtetit.
