
Detaje tronditëse po dalin nga incidenti i rëndë në stërvitjen e Real Madrid mes Fede Valverde dhe Aurelien Tchouameni.
Sipas raportimeve të AS, Tchouameni e goditi fort Valverden gjatë përleshjes fizike, duke bërë që mesfushori uruguaian të humbiste ndjenjat në vendngjarje. Raporti shton se Valverde u largua nga qendra stërvitore në karrocë dhe u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Edhe RMC Sport ka konfirmuar se lojtari i Real Madridit humbi vetëdijen gjatë incidentit, u rrëzua dhe pësoi prerje në kokë pas rënies. Për shkak të gjendjes së tij, stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për ta transportuar në spital.
Ngjarja ndodhi pas tensioneve të vazhdueshme mes dy lojtarëve gjatë ditëve të fundit, ku debatet verbale thuhet se u shndërruan në konflikt fizik brenda ambienteve të klubit madrilen.
Pas incidentit, drejtuesit e Real Madrid zhvilluan një mbledhje urgjente me ekipin, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se klubi po shqyrton masa të rënda disiplinore ndaj të dy futbollistëve.
The post Valverde humbi ndjenjat pas përleshjes me Tchouamenin, përfundoi në spital appeared first on Gazeta Express.
