E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Leonard Foniqi bën hap të madh në Gjermani, kalon te Offenbach U19

Screenshot 6 3

Futbolli i diasporës shqiptare vazhdon të prodhojë talente premtuese. Një prej tyre është Leonard Foniqi, 16-vjeçar, i cili ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij sportive.

I riu është transferuar nga SG 99 Andernach U17/U19 drejt Kickers Offenbach U19, ku do të garojë në nivelin e Bundesliga Junior / Junior League, një nga platformat më të rëndësishme për zhvillimin e futbollistëve të rinj në Gjermani.

Foniqi luan si sulmues krahu, por gjithashtu mund të aktivizohet edhe si mesfushor i avancuar, shkruan Gazeta Express.

Ambicia e tij mbetet e qartë: Të zhvillohet sa më shumë në futbollin evropian dhe një ditë të veshë fanellën e Kosovës.

5d33fd5b Fdc2 48f4 Ac3a 35932cfb3663 450x600
A6c24e2d 4d2f 4de7 Abe0 5b8ddab3941d 450x600

The post Leonard Foniqi bën hap të madh në Gjermani, kalon te Offenbach U19 appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip