E premte, 08 Maj 2026
Lajme

“As kryetari e as partia nuk kanë probleme politike me kryetarin e Prishtinës”, Kujtim Shala për marrëveshjen PDK – Përparim Rama në kryeqytet

Kujtim Shala

Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, u pyet për raportet Përparim Rama – LDK, pas marrëveshjes për qeverisje me PDK-në në Prishtinë.

“Asnjëherë s’kemi bërë koalicion të tillë”, tha Shala për marrëveshjen e PDK-së me Përparim Ramën.

“Unë mendoj që në rastin e raportit të LDK-së me kryetarin e Prishtinës, me aq sa di unë nuk ka probleme të natyrës politike, as partia”, tha Shala duke mohuar që Rama dhe LDK kanë raportë të këqija.

“Asnjë problem politik..Ka diçka, që ka që përfaqësues të LDK-së që janë liruar nga detyra dhe janë zëvenëduar me të tjerë, nuk e di nëse është bërë me marrëveshje, nëse jo – nuk është gjë e mirë”, tha ai.

Video:

The post “As kryetari e as partia nuk kanë probleme politike me kryetarin e Prishtinës”, Kujtim Shala për marrëveshjen PDK – Përparim Rama në kryeqytet appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip