Gazetari Fatos Mahmutaj ka komentuar zhvillimet politike në Partinë Demokratike dhe qëndrimet e kreut të saj, Sali Berisha duke deklaruar se vetë Berisha ka rrëzuar narrativën e “farsës” që ka përdorur për proceset zgjedhore.
Gjatë një interviste në “Ora e Fundit”, në ABC News, gazetari Mahmutaj u shpreh kritik ndaj mënyrës se si Berisha ka drejtuar forcën politike ndër vite, duke e cilësuar atë me “mendësi feudaleske”.
“Ky njeri ka një mendësi feudaleske. Njerëzit ndihen të turpëruar që Berishës i kanë pas dhënë votën. Edhe dikush që mund ta ketë votuar ndjehet i turpëruar se ku është katandisur ky njeri”, deklaroi Mahmutaj.
Sipas gazetarit, arritja kryesore politike e Berishës në vitet e fundit nuk lidhet me fitore elektorale, por me rikthimin dhe kontrollin e Partisë Demokratike pas përplasjes me ish-kryetarin Lulzim Basha.
“Suksesi i Saliut është rrëmbimi i partisë nga Basha”, u shpreh Mahmutaj.
/abcnews.al/
