E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Klodi dhe Elijona drejt Stambollit, shtohen dyshimet për romancë

Klodi

Zërat për një romancë të mundshme mes dy ish-finalistëve të “Big Brother”, Klodit dhe Elijonës, po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Pas fotove që qarkulluan së fundmi, ku dyshja u pa duke ecur së bashku në Tiranë, një tjetër detaj nga rrjetet sociale ka shtuar dyshimet. Të dy kanë publikuar pamje nga i njëjti avion, duke lënë të kuptohet se destinacioni i tyre i përbashkët është Stambolli.

Vëmendje të veçantë ka marrë edhe një mesazh zanor i ndarë nga Elijona në kanalet e saj të komunikimit. Në të, Klodi dëgjohet duke përshëndetur në turqisht: “Merhaba, günaydın!”.

Më pas, Elijona ka zgjedhur t’i ngacmojë ndjekësit me humor, duke shkruar: “Hajt qëllojani mbas këtij zëri se me kë jam duke shkuar!”.

Klodi 1 694x600

Edhe pse dyshja nuk ka publikuar ende një foto krah për krah dhe nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar, postimet e fundit kanë mjaftuar për të ndezur komentet në rrjet.

Pamjet nga avioni dhe vendndodhja e shënuar në Stamboll tregojnë se Klodi dhe Elijona po udhëtojnë së bashku, ndërsa ndjekësit presin të shohin nëse ky udhëtim do të sjellë edhe një konfirmim të raportit të tyre. /GazetaExpress/

The post Klodi dhe Elijona drejt Stambollit, shtohen dyshimet për romancë appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip