E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Pse Trump e pezulloi “Operacionin Liria” në Iran?

Image

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pezulluar planin e quajtur “Operacioni Liria”, një operacion ushtarak amerikan për të shoqëruar dhe mbrojtur anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit, pasi Arabia Saudite refuzoi t’i lejonte SHBA-së përdorimin e bazave ushtarake dhe hapësirës ajrore të saj.

Sipas raportimit, vendimi i Arabisë Saudite erdhi pas pakënaqësive për faktin që operacioni u shpall pa koordinim të plotë me Riadin.

Autoritetet saudite nuk lejuan përdorimin e bazës ajrore “Prince Sultan” dhe as fluturimin e aeroplanëve amerikanë mbi territorin e tyre për këtë mision, raporton theguardian.

Image

Ky refuzim e detyroi administratën Trump të ndalojë përkohësisht operacionin, i cili synonte të hapte një korridor të sigurt për anijet tregtare në një zonë shumë të tensionuar mes SHBA-së dhe Iranit.

Vendimi i liderit amerikan vjen në një moment kur tensionet në rajon janë shumë të larta, me frikë nga përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, si dhe me shqetësime të mëdha të aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik për sigurinë dhe stabilitetin e tregtisë së naftës.

Gjithashtu, pezullimi i operacionit ka nxjerrë në pah mosmarrëveshje mes SHBA-së dhe disa vendeve të Gjirit, të cilat po kërkojnë më shumë koordinim dhe kujdes diplomatik përpara çdo veprimi ushtarak në rajon. /Telegrafi/

InfoShqip