E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Jet ski përplaset me një balenë gri në Vankuver, plagoset drejtuesi

A 72 550x400

Ngjarja ndodhi pranë zonës Siwash Rock në Stanley Park, ndërsa momenti i përplasjes u filmua nga persona që po ndiqnin balenën nga bregu.

Sipas dëshmitarëve, balena ishte parë prej disa ditësh pranë zonës dhe kishte tërhequr vëmendjen e shumë banorëve dhe turistëve.

Një prej personave që ndodhej aty tha se drejtuesi i jet ski-t po lëvizte me shpejtësi të lartë pranë bregut dhe mes mjeteve lundruese, kur balena doli në sipërfaqe dhe ndodhi përplasja.

Pas goditjes, drejtuesi u hodh në ujë dhe u ndihmua fillimisht nga ekuipazhi i një varke me vela, përpara se të transportohej në spital.

Autoritetet kanadeze bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në gjendje serioze, por të stabilizuar.

Ndërkohë, fati i balenës mbetet ende i paqartë.

Ministria Kanadeze e Peshkimit dhe Oqeaneve ka nisur hetimet për incidentin, ndërsa policia po bashkëpunon me autoritetet detare.

Ekspertët e jetës detare thanë se përplasja mund të ishte shmangur dhe kujtuan se rregullat detare kërkojnë që mjetet lundruese të mbajnë distancë të paktën 100 metra nga balenat gri.

InfoShqip