
Kujtim Shala nga LDK-ja, ka thënë në “Pressing” të T7, se askush nga subjektet politike përfshirë LDK-në nuk po flet sesi Albin Kurti po e materializon marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
Ai ka thënë se Kurti ka njohur dokumentet e strukturave paralele serbe, pastaj ligjin për shtetësinë.
Ka shtuar se pikërisht këto janë në frymën e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
“Habitem sesi nuk flasin subjektet politike, përfshirë subjektin tim politik, pasi shohim që Albin Kurti po matrealizon marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, pra ka njohur dokumentet e strukturave paralele serbe në Kosovë siç e përcaktojnë ato marrëveshje, ka miratuar ligjin për shtetësnë. Ka nisur procesin po në atë frymë për shëndetësi dhe arsim dhe nuk flet askush. A ky është projekti për fedualizimin e Kosovës me rikthimin e Serbisë si pushtet paralelë”, ka thënë ai. /Gazeta Express
The post Shala: Partitë politik përfshi LDK-në nuk po flasin sesi Kurti po e materializon marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit appeared first on Gazeta Express.
