E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Crystal Palace kalon në finalen e Ligës së Konferencës – mposht në dy ndeshjet Shakhtarin

Image

Crystal Palace ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës së Konferencës, pasi e mposhti edhe në ndeshjen e kthimit Shakhtarin me rezultat 2-1, duke e vulosur kalimin me shifrat e përgjithshme 5-2. Në takimin e parë, anglezët kishin fituar 3-1.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe Palace kaloi në epërsi në minutën e 10-të, kur Yeremy Pino përfitoi nga një top i lirë në zonë dhe shënoi për 1-0.

Megjithatë, Shakhtari u rikthye në lojë në minutën e 34-t, teksa Eguinaldo realizoi një gol të bukur për 1-1.

Në pjesën e dytë, Crystal Palace e gjeti golin vendimtar në minutën e 52-të, kur Ismaila Sarr doli përballë portierit dhe shënoi për 2-1, me topin që përfundoi në rrjetë pasi goditi edhe shtyllën.

Në finalen e madhe të Ligës së Konferencës, Crystal Palace do të përballet me Rayo Vallecanon, në një duel që premton spektakël për trofeun evropian. /Telegrafi/

InfoShqip