
Aston Villa dhe Freiburg janë finalistët e edicionit të sivjetmë në Ligën e Europës.
Aston Villa siguroi kualifikimin në finale, pasi mposhti thellë 4:0 Nottingham Forest në shtëpi, ndërsa e kishte humbur 1:0 ndeshjen e parë.
Në anën tjetër, Freiburgu kaloi në finale gjithashtu me përmbysje sonte, shkruan Gazeta Express.
Ekipi gjerman fitoi 3:1 sonte ndaj ekipit portugez Braga, pasi që kishte pësuar 2:1 në ndeshjen e parë.
Finalja e Ligës së Europës zhvillohet më 20 maj në Stamboll.
The post Aston Villa – Freiburg, finalja e këtij edicioni në Ligën e Europës appeared first on Gazeta Express.
