
Tashmë dihen dy ekipet finaliste të këtij edicioni në Ligën e Konferencës.
Crystal Palace do të ndeshet me Rayo Vallecanon në finalen e këtij edicioni të garës së tretë më prestigjioze europiane për klube.
Ekipi anglez triumfoi 5:2 me rezultat të përgjithshëm ndaj ekipit ukrainas, Shakhtar Donetsk, shkruan Gazeta Express.
Në anën tjetër, Rayo Vallecano fitoi 2:0 me rezultat të përgjithshëm ndaj francezëve të Strasbourgut.
Finalja mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecanos zhvillohet më 27 maj në Leipzig të Gjermanisë.
The post Kompletohet finalja e Ligës së Konferencës, Crystal Palace përballë Rayo Vallecanos appeared first on Gazeta Express.
