E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Mot i vranët, vende-vende me riga shiu

Image

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 8 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/

InfoShqip