Një listë me serialet më të reja dhe më të komentuara të muajit, e përzgjedhur sipas rekomandimeve të BBC, që përfshijnë drama klasike, spin-off-e të mëdha dhe histori të reja nga platformat e streaming-ut.
1. Lord of the Flies – Një adaptim modern i romanit të famshëm të William Golding, ku një grup djemsh mbeten të izoluar në një ishull dhe gradualisht shoqëria e tyre shpërbëhet në kaos, me çdo episod që fokusohet te një personazh i veçantë.
BBC
2. The Other Bennet Sister – Një histori e frymëzuar nga universi i Jane Austen, që ndjek Mary Bennet, shpesh e lënë në hije nga motrat e saj, ndërsa ajo përpiqet të gjejë identitetin dhe dashurinë e saj në një botë të kufizuar shoqërore.
BBC
3. Legends – Thriller i bazuar në ngjarje të vërteta në Britani në vitet e 90-ta, ku agjentë të zakonshëm të doganës dërgohen nën identitete të rreme për të infiltruar rrjete të rrezikshme kriminale të trafikut të drogës.
BBC
4. Off Campus – Dramë romantike universitare që ndjek një marrëdhënie të pazakontë mes një studenteje të muzikës dhe një lojtari hokeji, e cila fillon si marrëveshje dhe shndërrohet në histori dashurie.
BBC
5. Rivals – Serial i vendosur në botën luksoze dhe kaotike të viteve të 80-ta, ku rivalitetet, intriga dhe marrëdhëniet e ndërlikuara mes personazheve kthehen në luftë për pushtet dhe ndikim.
BBC
6. Dutton Ranch – Spin-off i “Yellowstone” që vazhdon historinë e Beth Dutton dhe Rip Wheeler, të cilët tashmë jetojnë në Teksas dhe përballen me sfida të reja në një fermë të re, ndërsa ruajnë stilin e tyre të fortë dhe konfliktual.
BBC
7. Maximum Pleasure Guaranteed – Një thriller me elemente komedie të errët ku një grua e zakonshme përfshihet rastësisht në një hetim kriminal, duke u futur në një botë mashtrimesh, sekretesh dhe rreziku.
BBC
8. The Boroughs – Serial misterioz me elemente mbinatyrore i vendosur në një komunitet pensionistësh, ku ngjarje të çuditshme fillojnë të ndodhin dhe një grup të moshuarish detyrohen të zbulojnë një të fshehtë të madhe.
BBC
9. Spider-Noir – Version alternativ i Spider-Man i vendosur në vitet e 30-ta, ku një detektiv i lodhur me jetën dhe me superfuqi përfshihet në një botë kriminale të stilit noir, me estetikë klasike filmash të vjetër.
BBC
10. The Four Seasons – Komedi dramatike që ndjek një grup miqsh të vjetër që udhëtojnë së bashku katër herë në vit, ku çdo pushim nxjerr në pah problemet e marrëdhënieve dhe ndryshimet në jetën e tyre.
BBC
11. Star City – Dramë hapësinore që tregon garën mes Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së për dominimin në hapësirë, duke sjellë një perspektivë alternative të historisë së eksplorimit të Hënës dhe kozmosit. /Telegrafi/
BBC
