Një zjarr i madh ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një servis në fshatin “Katund i Ri” në Pejë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, dëmet materiale janë shumë të mëdha dhe nuk raportohet për viktima apo lëndime në njerëz.
“Në orën 03:54 të ditës së sotme, Policia gjatë patrullimit ka vërejtur zjarrin dhe menjëherë kanë shkuar në lokacion. Në një servis të automjeteve janë kapluar nga zjarri një kamion, një autobus, tri vetura. Dëmet materiale në objekt janë shumë të mëdha. Të lënduar nuk ka, kurse shkaktari ende nuk dihet”, tha Gashi. /Telegrafi/
